Një zyrtar policor në Prishtinë plagos aksidentalisht kolegen

Një zyrtar policor në Prishtinë plagos aksidentalisht kolegen

Kronika October 11, 2024 - 11:03

Një zyrtare policore ka mbetur e plagosur si pasojë e shkrepjes aksidentale të armës nga kolegu i saj.

Lajmin e ka konfirmuar Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili tha se e plagosura është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e stacionit policor “Jugu” në Prishtinë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbit ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Shtetit, i cili do t’i udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.