Vdes një person nga shpërthimi në Pejë

Vdes një person nga shpërthimi në Pejë

Kronika October 11, 2024 - 10:34

Një cisternë me karburante ka shpërthyer sot në një pompë të derivateve në Pejë.

Tashmë është konfirmuar se një person ka vdekur nga ky shpërthim, raporton Zeri.info.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. /Zëri