Shpërthen cisterna në një pompë derivatesh në Pejë

Shpërthen cisterna në një pompë derivatesh në Pejë

Kronika October 11, 2024 - 10:15

Një cisternë me karburante dyshohet se ka shpërthyer sot në një pompë të derivateve në Pejë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë Fadil Gashi, i cili tha se nuk dihet nëse ka të lënduar.

“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, tha Gashi. /Zëri