Tentoi t’i pajisë 58 afrikanë me viza, arrestohet i dyshuari në Viti

Tentoi t’i pajisë 58 afrikanë me viza, arrestohet i dyshuari në Viti

Kronika October 11, 2024 - 09:46

Një person në Viti është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Sipas Policisë, i dyshuari ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane, transmeton Zeri.info.

“Pas hetimeve të zhvilluara, më 10.10.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave, si dhe dëshmi të transaksioneve bankare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri