Sekuestrohen 750 pula në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Sekuestrohen 750 pula në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Kronika October 11, 2024 - 09:38

Dogana në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishte vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre.

Sipas njoftimit, dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

“Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor Dheu i Bardhë”, shkruhet në njoftimin e Doganës.

Postimi i plotë:

Prishtinë më 10 tetor 2024 Njësia e Task-Forcës Lindje (e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.

Më datë 10.10.2024 nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti transportues VW furgon me targa vendore.

Gjatë kontrollit êshtë vërejtur se kishte të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Serbia ne Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Rasti mbetet të procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës.

Image