Aksioni i Krimeve Ekonomike në “Avicena”, konfiskohen armë dhe rreth 600 fishekë

Aksioni i Krimeve Ekonomike në “Avicena”, konfiskohen armë dhe rreth 600 fishekë

Kronika October 11, 2024 - 08:48

Krimet Ekonomike të Policisë kanë zhvilluar të enjten një aksion, ku kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme të rrjetit të laboratorit të analizave dhe poliklinikave “Avicena”.

Policia ka bërë të ditur se nga ky aksion si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.

Katër persona janë intervistuar, por të cilët janë liruar më pas, transmeton Zeri.info.

“Më 10.10.2024, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartcekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri