Maqedoni: Digjet një objekt hotelierik në Prilep

Maqedoni: Digjet një objekt hotelierik në Prilep

Kronika October 10, 2024 - 19:25

Mbrëmë vonë, rreth orës 02:00, është raportuar se është thyer një objekt hotelerie në Prilep, i cili ndodhej në rrugën “Arqipeshkvi Dositej” është hyr me forcë brenda të objektit dhe është shkaktuar zjarr.

Nga zjarri janë dëmtuar muret dhe një pjesë e inventarit.

Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Prilep.

“Është kryer kontroll, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga Policia e Prilepit./telegrafi