Ngacmoi për të dytën herë një mashkull, arrestohet mitrovicasi
Kronika
October 10, 2024 - 09:43
Një person është arrestuar për ngacmim në Mitrovicë.
Sipas Policisë, ai kishte përsëritur veprën ndaj një burri tjetër dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.
“Në lidhje me rastin është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi me 09.10.2024 përsëri ka kryer të njëjtën vepër, ndaj viktimës mashkull kosovar, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri