Çka tha burri i Gjyljeta Ukellës në seancën e fundit?

Çka tha burri i Gjyljeta Ukellës në seancën e fundit?

Kronika October 09, 2024 - 15:58

Avokatja Fehmie Bytyqi ka treguar se javën e kaluar është mbajtur seanca e burrit që vrau Gjyljeta Ukellën në prill të këtij viti.

Si përfaqësuese e familjes, ajo tha se në seancë burri i saj shprehu pendesë, por nuk zbuloi më shumë rreth deklaratave në seancë e cila zgjati rreth 4-5 orë.

“Gjyljeta asnjëherë nuk kishte treguar se kishte probleme me bashkëshortin. I ka mbajtur tre puna, rriti fëmijët dhe vazhdimisht thoshte “e dua”, tha Bytyqi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo bëri të ditur se tash njëra nga motrat e të ndjerës është ligjërisht kujdestare e fëmijëve të saj.