Raportohet për arrestimin e zëvendësministrit të Qeverisë, goditi me veturë një motoçiklist
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, në mes të një veture dhe një motoçiklete.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili ka pranuar ndihmë mjekësore.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Më datë 08.10.2024, rreth orës 22:00, në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të Shtetit, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, ka potencuar ai për Sinjalin.
Ndërkaq, në media po raportohet se i përfshirë në këtë aksident ka qenë zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.
Sipas raportimeve, Tafarshiku ka qenë duke vozitur veturën, e cila e ka goditur motoçikletën, me ç’rast është arrestuar nga Policia. /sinjali