50-vjeçari në Tetovë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe vajzën e mitur
Kronika
October 08, 2024 - 21:17
Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës.
Një grua 36-vjeçare dhe vajza e saj 4-vjeçare janë gjetur pa shenja jete në Sllatinë të Tetovës.
Dyshohet se ato janë rrahur për vdekje nga një 50 vjeçar, bashkëshorti i viktimës.
Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku po kryhet obduksioni.
Ndërsa, bashkëshorti i viktimës është sjell në spitalin e Tetovës prej ku pritet të ndalohet në polici.
I dyshuari R.Sh, është ndaluar në komisariat, për veprime të mëtejshme, raporton RTK.
Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik.