Përfundon bastisja në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjutera

Përfundon bastisja në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjutera

Kronika October 08, 2024 - 15:14

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Zyrtarët policorë kanë konfiskuar shumë dokumente e kompjutera nga zyrat e Ministrisë.

Rasti dyshohet se ndërlidhet me faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, përderisa i dyshuar raportohet të jetë ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Izedin Bytyqi.

Përderisa Prokuroria Speciale e Kosovës për Ekonominë Online ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, nga Neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga Neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit ose raportimit të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga Neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.