Arrestohet shtetasi i Kosovës, dyshohet se shkaktoi zjarrin në Komunën e Tetovës

Arrestohet shtetasi i Kosovës, dyshohet se shkaktoi zjarrin në Komunën e Tetovës

Kronika October 08, 2024 - 14:46

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një shtetas të Kosovë, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në Komunën e Tetovës.

“Më datë 07.10.2024, në orën 20.15, në rrugën ‘Iliria’ në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin B.R. (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Ai dyshohet se një ditë më parë e ka vënë zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga Neni 288 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.