Një 35-vjeçar në Shtime gjeti para dhe i dorëzoi në Polici, kërkohet pronari i tyre

Një 35-vjeçar në Shtime gjeti para dhe i dorëzoi në Polici, kërkohet pronari i tyre

Kronika October 08, 2024 - 14:14

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se të premten e kaluar, rreth orës 14:00, një qytetar kishte gjetur një shumë parash.

Qytetari V. Pajaziti, 35-vjeçar, në një lokal në Shtime i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Shtime.

Policia ka bërë thirrje që pronari i tyre të paraqitet në Stacionin e Policisë, transmeton Zeri.info.

“Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e Policisë në Shtime nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-16:00 dhe t’i tërheqë paratë e humbura. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin V. Pajaziti për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri