Vetëlëndohen tri nxënëse në Gjakovë, Policia hap rast për shtytje në vetëvrasje

Vetëlëndohen tri nxënëse në Gjakovë, Policia hap rast për shtytje në vetëvrasje

Kronika October 08, 2024 - 09:51

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës të hënën ka njoftuar Policinë se tri nxënëse janë vetëlënduar.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia e ka cilësuar rastin si “Shtytje në vetëvrasje”, transmeton Zeri.info.

“Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vetëlëndimit. Tri viktimat femra kosovare të mitura janë dërguar në trajtim mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri