Arrestohet çifti në Drenas që u kacafyt mes vete

Arrestohet çifti në Drenas që u kacafyt mes vete

Kronika October 08, 2024 - 09:40

Një çift bashkëshortor është arrestuar në Drenas.

Ata janë arrestuar pasi, siç ka njoftuar Policia, për shkak të një mosmarrëveshjeje janë fjalosur dhe kacafytur mes vete, transmeton Zeri.info.

“Një mashkull dhe një femër (çift bashkëshortor) kosovarë janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje janë fjalosur dhe kacafytur mes vete. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri