Vdes në QKUK burri që u aksidentua një javë më parë në Lipjan

Vdes në QKUK burri që u aksidentua një javë më parë në Lipjan

Kronika October 08, 2024 - 09:38

Një javë pas aksidentit në trafik, vdes personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.

Policia ka njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 30 shtator në rrugën “Ali Kelmendi” në Lipjan, ndërsa të hënë personi i aksidentuar ka vdekur, transmeton Zeri.info.

“Rr. ‘Ali Kelmendi’, Lipjan, 30.9.2024 – 15:13. Sot, më 07.10.2024, rreth orës 19:30, në QKUK ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë më 30.09.2024. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri