Aksioni në Pallatin e Rinisë, Prokuroria konfirmon arrestimin e dy personave
Kronika
October 07, 2024 - 11:19
Dy të arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë aksionit të Prokurorisë Speciale në Pallatin e Rinisë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi i tyre është bërë në ndërmarrjen publike “Pallati i Rinisë”, gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është duke u zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike ‘Pallati i Rinisë’. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me ‘Keqpërdorimin e detyrës zyrtare’. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje të tjera”, ka thënë për telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.