Aksioni i Policisë në Pallatin e Rinisë, raportohet se janë arrestuar tre zyrtarë

Aksioni i Policisë në Pallatin e Rinisë, raportohet se janë arrestuar tre zyrtarë

Kronika October 07, 2024 - 10:09

Njësitet speciale të Policisë kanë nisur një aksion në Pallatin e Rinisë, pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Policia po realizon bastisje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, deri tash dy persona janë arrestuar.

Sipas RTK-së, të arrestuar janë F.R., ish-menaxher i Prokurimit, zv.shef i sigurimit dhe A.Z., ish-ushtrues detyre i kryeshefit, tash në Zyrën për Financa.

Njësitet e Krimeve Ekonomike po vazhdojnë bastisjet edhe në këto momente.