Në Gjakovë, gjendet i vdekur një person në vend të punës
Foto: Zëri / Ilustrim

Në Gjakovë, gjendet i vdekur një person në vend të punës

Kronika October 07, 2024 - 09:31

Një person është gjetur i vdekur në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë pasditen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes - Gjakovë / 06.10.2024 – 12:24. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. /Zëri