Ç’thuhet në raportin e Policisë për aksidentin me tre të vdekur në liqenin e Badocit?
Mbrëmjen e së shtunës një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan - Prishtinë, ku një veturë ka rënë në liqenin e Badocit dhe kanë vdekur tre të rinjtë që ishin në automjet.
Policia ka dhënë detaje përmes raportit ditor.
“Aksident trafiku me fatalitet - rr. Gjilan - Prishtinë / 05.10.2024 – 23:00. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, te liqeni i Badovcit, një veturë me targa vendore në lëvizje dyshohet se ka shkaktuar vetaksident dhe si pasojë e lëndimeve tre persona – viktimat, drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë kanë vdekur, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore, prokurori, njësitë emergjente dhe të kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”.
Tashmë janë publikuar emrat e viktimave: Shpat Shehu, Rifat Pacolli dhe Ardit Gashi.