Efektivja e policisë në Shqipëri përplas me makinë për vdekje këmbësorin

Efektivja e policisë në Shqipëri përplas me makinë për vdekje këmbësorin

Kronika October 06, 2024 - 22:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Autostradë një 43-vjeçare, e cila sipas informacionit të policisë është efektive e policisë, ka përplasur me makinë një këmbësor 51-vjeçar.

Personi me inicialet V.H. u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Punonjësia e policisë, Florinda Zvangu, ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës),  duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme. /euronews