Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar

Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar

Kronika October 06, 2024 - 14:31
Dogana e Kosovës parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në treg

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në terminalin doganor në Vërmicë, oficerët doganorë kanë arritur të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një maune gjatë një kontrolli të detajuar.

U identifikuan mallra me afat të skaduar si: çamçakëz, ëmbëlsira, biskota, erëza.

U konfiskuan mbi 3000 paketime.

“Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës. Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fitosanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë: produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota, erëza. Një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi. Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas nenit 244, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat (mbi 3000 paketime) iu nënshtruan konfiskimit”, thuhet nga Dogana e Kosovës.

Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë:

  • Produkte furrtarie
  • Çamçakëzë
  • Ëmbëlsira gomuara
  • Biskota
  • Ereza

 

Image

Image

Image

Image