Aksident mes një veture dhe minibusi, 10 të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”
Foto: Zëri / Ilustrim

Aksident mes një veture dhe minibusi, 10 të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika October 06, 2024 - 12:13

10 persona sipas informacioneve fillestare dyshohet se kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Prizren – veri.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se në aksident janë përfshirë një veture me targa vendore dhe një minibus me targa te huaja.

“Është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit. Edhe një herë apelojmë tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë më të shtuar gjatë vozitjes për të shmangur aksidentet në trafik”, tha Hoxha.