Aksident i rëndë në hyrje të autostradës së Prizrenit [foto]
Kronika
October 06, 2024 - 11:25
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradën në Prizren.
Nga pamjet shihet një automjet i rrokullisur.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.
Klankosova.tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, përderisa nga policia ende nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me rastin.