Gruaja që u plagos nga djali i saj, në gjendje të rëndë
Foto: Laura Hasani

Gruaja që u plagos nga djali i saj, në gjendje të rëndë

Kronika October 04, 2024 - 16:45

Gruaja që dyshohet se u plagos aksidentalisht nga i biri i saj polic, është në rrezik për jetën.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv, nga drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai shton se pas ekzaminimeve të kryera, po pritet intervenimi i ekipeve të kirurgjisë dhe anestezionit.

“Gruaja është në gjendje të rëndë. Janë kryer ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të kirurgjisë dhe anestezionit”, tha Syla.