Një i lënduar në aksidentin në autostradën Suharekë-Duhël
Foto: Laura Hasani

Një i lënduar në aksidentin në autostradën Suharekë-Duhël

Kronika October 04, 2024 - 16:10

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në autostradën Suharekë – Duhël, në kilometrin e 39-të. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Bazuar në informacionet e para ju informojmë se rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka bërë të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas tij njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin. Ai njëherësh ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura. /rtk