30 ditë arrest shtëpiak për ish-shoferin e Shemsi Sylës

30 ditë arrest shtëpiak për ish-shoferin e Shemsi Sylës

Kronika October 04, 2024 - 11:39

Hetem Vrajolli, ish-shofer i Shemsi Sylës, i cili kishte dhënë një intervistë në Nacionale, do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak.

Kjo pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosjes” ndaj Shemsi Sylës.

Lajmin e ka bërë të ditur Qëndrim Arifi, avokat që ishte caktuar sipas detyrës zyrtare.

Ai ka thënë se do të ankohet për këtë masë të caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim. Na kemi kundërshtu sepse seanca ka qenë dje, edhe nuk është aprovuar kërkesa e Prokurorisë, gjykata ka vlerësuar që duhet të ketë masë, edhe e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Nuk e kam pranuar vendimin në formë të shkruar”, tha Arifi.