Një dron operoi mbi një lagje të Prishtinës, Policia interviston dy persona

Një dron operoi mbi një lagje të Prishtinës, Policia interviston dy persona

Kronika October 04, 2024 - 10:23

Policia në Prishtinë ka sekuestruar një dron.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një dron ka operuar mbi disa shtëpi në një lagje të Prishtinës, për çka Policia ka intervistuar dy persona, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje, po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, si dhe është sekuestruar droni”, thuhet në raport. /Zëri