Rrahje mes disa personave në Prishtinë, një theret me thikë, tre arrestohen

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, një theret me thikë, tre arrestohen

Kronika October 03, 2024 - 18:54

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se në rrahjen që ka ndodhur në rrugën “Agim Deva” janë lënduar katër persona, një prej tyre është therur me thikë, ndërsa tre janë arrestuar, transmeton Zeri.info.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Agim Deva në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona, njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë). Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.”, ka konfirmuar Polica. /Zëri