Tentoi t’i fuste në Shqipëri 18.000 euro pa i deklaruar, ndalohet 36-vjeçari nga Mamusha e Kosovës

Tentoi t’i fuste në Shqipëri 18.000 euro pa i deklaruar, ndalohet 36-vjeçari nga Mamusha e Kosovës

Kronika October 03, 2024 - 15:52

Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi u kap nga Policia Kufitare e Morinës duke tentuar të fusë në Shqipëri 18000 euro, pa i deklaruar sipas ligjit.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, ndaloi automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D.M. në hyrje të Shqipërisë për një kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit shuma e parave u zbulua dhe u sekuestrua menjëherë. Shtetasi D.M., banues në Mamushë - Kosovë, u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për hetime të mëtejshme.