Prishtinë: Vetëdorëzohet në Polici pas tre vjetësh i dyshuari për vrasje në tentativë
Foto: Laura Hasani

Prishtinë: Vetëdorëzohet në Polici pas tre vjetësh i dyshuari për vrasje në tentativë

Kronika October 03, 2024 - 11:02

Një person është vetëdorëzuar në Polici gjatë ditës së djeshme për veprën e kryer “Vrasje në tentativë”, e ndodhur më datën 06.07.2021.

“Prishtinë / 06.07.2021 – 04:00. Lidhur me rastin është raportuar se më 02.10.2024 është vetdorëzuar në Polici i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri