E pengoi dhe kërcënoi policin, arrestohet një person në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

E pengoi dhe kërcënoi policin, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Kronika October 03, 2024 - 10:35

Një person zyrtar është kanosur në kryerje të detyrës nga një i dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 20:00, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

“Fushë-Kosovë / 02.10.2024 – 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur verbalisht zyrtarin policor, duke e penguar atë në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri