Ra nga shkallët, vdes 35-vjeçarja në Suharekë

Ra nga shkallët, vdes 35-vjeçarja në Suharekë

Kronika October 01, 2024 - 21:54

Një grua ka vdekur sot në fshatin Krushicë e epërme të Suharekës.

Sipas policisë, ajo dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, ku si pasojë ka vdekur, raporton Zeri.info.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë se Policia po heton rastin.

“Me datën 01.10.2024 , pak pas orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushicë e epërme të Suharekës një femër rreth 35-vjeçare ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja”.

“Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar se viktima kishte nderruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njësitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin. Në lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore”.

“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka konfirmuar Bytyqi. /Zëri