Një i mitur arrestohet për vjedhje të rëndë
Foto: Policia e Kosovës

Një i mitur arrestohet për vjedhje të rëndë

Kronika October 01, 2024 - 08:29

Një i mitur u arrestua nga policia të hënën.

Ai dyshohet se në Kijevë të Malishevës kishte depërtuar me forcë brenda një shtëpie dhe kishte vjedhur një pushkë, për të cilin pronari i saj kishte leje.

Rasti në Polici u denoncua nga nipi i viktimës.

“Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar. Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes”, thuhet në njoftim.

“Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, duke përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip). Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë në parandalimin e veprimeve kriminale”.