Parandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore në Kamenicë

Parandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore në Kamenicë

Kronika September 28, 2024 - 12:56

Një rast i kontrabandës me mallra është parandaluar në Kamenicë.

Policia ka njoftuar se vlera e mallit vlerësohet të jetë rreth 4 mijë euro, transmeton Zeri.info.

“Më 27 shtator 2024, rreth orës 16:40, njësia e përmendur ndaloi një automjet me targa vendore në fshatin Topanicë, Kamenicë, ku u gjetën produkte ushqimore që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

Vlera e mallit vlerësohet të jetë rreth 4,000€.

Të gjitha veprimet lidhur me rastin u ndërmorën në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, dhe me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli u sekuestrua dhe u dërgua në terminalin doganor "Dheu i Bardhë’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri