Digjet pjesërisht nënstacioni policor në Banjë të Istogut

Digjet pjesërisht nënstacioni policor në Banjë të Istogut

Kronika September 28, 2024 - 11:22

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është djegur pjesërisht nënstacioni policor në Banjë të Istogut.

Policia këtë e ka bërë sot të ditur në raportin 24-orësh, ndërkaq, rasti ka ndodhur më 25 shtator.

“Istog  25.09.2024 – 07:22. Raportohet se pjesërisht është djegur nga zjarri nën-stacioni policor në Banjë, Istog”, thuhet në raport.

 

Rasti është duke u hetuar.