Pesë persona grabisin dy vajza nga Venezuela në Prishtinë, u marrin një shumë të parave
Kronika
September 28, 2024 - 08:33
Të premten pasmesnate në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e armëve.
Sipas policisë viktimat kanë qenë dy vajza nga Venezuela të cilat nën kërcënimin e armës janë grabitur nga pesë persona,
“Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri