Pranoi pagë mbi 7 mijë euro, punëtori i “Trepçës” po hetohet për keqpërdorim të detyrës
Foto: Zëri

Pranoi pagë mbi 7 mijë euro, punëtori i “Trepçës” po hetohet për keqpërdorim të detyrës

Kronika September 26, 2024 - 17:27

Një punëtor i “Trepçës”, raportohet se në muajin shtator të vitit të kaluar kishte pranuar pagë në vlerë prej 7 mijë e 464.18 euro.

Lidhur me këtë rast në njoftimin e kësaj ndërmarrje thuhet se në këtë rast personi në fjalë ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Trepça tutje në njoftim thekson se kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Rasti me datën 26.9.2024 ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike”.