Sekuestrohen drogë, para dhe armë në Podujevë - arrestohen dy persona

Sekuestrohen drogë, para dhe armë në Podujevë - arrestohen dy persona

Kronika September 26, 2024 - 10:49

Policia e Kosovës mbrëmë, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe sasi e substancës narkotike 48 qese rreth 100 g.

Policia njoftoi se pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i vendbanimit të të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, në rrugën "Fitorja" në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

- Një pushkë gjuetie, dy pistoleta (TT, Bereta), pesë karikatorë, municion, para të gatshme rreth 1000 euro, një mjet i prehtë – thikë, tre telefona etj.

Lidhur me rastet janë arrestuar dy persona të dyshuar:

“Ndaj të dyshuarit: F. F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes prej 48 orësh.

Ndërsa ndaj të dyshuarit B.F., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rast për ‘Armëmbajtje pa leje’”, ka njoftuar Policia. /Zëri

Image

Image