Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor

Kronika September 26, 2024 - 10:43

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, rasti po hetohet nga Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti. /Zëri