Ngacmohet një mashkull në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Ngacmohet një mashkull në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Kronika September 26, 2024 - 08:39

Një mashkull ka raportuar në Polici se vazhdimisht është ngacmuar nga një i dyshuar mashkull.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se vazhdimisht është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri