Gjendet në Klinë një veturë me targa të Zvicrës, ishte në kërkim nga INTERPOL-i

Gjendet në Klinë një veturë me targa të Zvicrës, ishte në kërkim nga INTERPOL-i

Kronika September 26, 2024 - 08:35

Dje në Klinë është gjetur një veturë me targa të Zvicrës, që ishte e vënë në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i.

Sipas Policisë, ajo ishte e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

Vetura është sekuestruar.

“Klinë, 25.09.2024 – 17:00. Njësia e Autokrimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës, e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në INTERPOL si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.