Vdes një grua në Kamenicë, Policia po heton rastin

Vdes një grua në Kamenicë, Policia po heton rastin

Kronika September 26, 2024 - 08:09

Një grua ka vdekur mbrëmë në Kamenicë.

Vdekjen e saj e kishte raportuar një mashkull, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka vdekur viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri