Axha i Lulzim Fejzullahut: Duam drejtësi reale e jo selektive

Axha i Lulzim Fejzullahut: Duam drejtësi reale e jo selektive

Kronika September 25, 2024 - 14:42

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut 18-vjeçar nga Podujeva, Lulzim Fejzhullahu.

Axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu, tha se ata si familjarë kërkojnë vetëm drejtësi.

“Prej 14 janarit më nuk jam mirë as psiqikisht e as fizikisht. Dhimbje tepërta nuk po mundem ti përballoj. Duam vetëm drejtësi reale jo selektive, po nëse s’ka drejtësi kom me thirr protestë gjithë popullore”, tha axha i të ndjerit.

Ai bëri të ditur se ka pasur kontakt me familjen e njërit prej të miturve që dyshohet se kanë kryer veprën penale.

“Me familjen Kadriu kemi pasur ndërmjetësim përmes hoxhallarëve dy herë nga një muaj besë, më kurrë. Me familjen Abdullahu jo. Le ta dinë të gjithë se borxh më kanë sa të kanë ymër”, tha Fejzullahu.

Ndërkaq avokati Tomë Gashi tha se familjarët e Lulzimit i besojnë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm atë.

“Ndoshta është koha që Ministria e Drejtësisë të ndryshojë Ligjin për të miturit, sepse mund të jetë diçka ligjore por nuk është e drejtë. Sepse imagjinoni se nëse dikush vepron në formë të tillë dhe ka pak ditë, pak javë apo muaj më pak se personi që ia merr jetën ai ka shanse edhe për një jetë tjetër ndërsa viktima më nuk kthehet”, tha Gashi. /Telegrafi