Bajqinovci pas djegies së vilës: Dyshohet për zjarrvënie, shpresoj që hetimet e zbardhin të vërtetën
Foto: Facebook

Bajqinovci pas djegies së vilës: Dyshohet për zjarrvënie, shpresoj që hetimet e zbardhin të vërtetën

Kronika September 25, 2024 - 10:32

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas djegies së e vilës, dukë thënë se janë gjetur edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe sipas tij dyshohet se është zjarrvënie.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe interesimin dhe u shpreh se shpreson që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt.

“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës”.

“Rreth 5 orë me hetime intensive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve intensive dhe shumë profesionale të Policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe dyshohet se është zjarrvënie. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt”, shkroi tutje Bajqinovci.