Nën masa të rrepta sigurie, sillen në gjykatore tre të dyshuarit për sulmin në Banjskë
Foto: Laura Hasani

Nën masa të rrepta sigurie, sillen në gjykatore tre të dyshuarit për sulmin në Banjskë

Kronika September 25, 2024 - 09:59

Nën masa të rrepta sigurie, tre nga 45 të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë tre të dyshuarit për sulmin terrorist, që la të vdekur rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku.

Image

Tre nga 44 të pandehurit për sulmin terrorist që la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, që prej 24, përkatësisht 25 shtatorit gjenden në masë të paraburgimit.

Image

Për 42 të pandehurit e tjerë të rastit “Banjska” është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë të tyre. Aktakuza për sulmin në Banjskë u ngrit dy javë më parë, nga Prokuroria Speciale.

Image

Prokurori i rastit, Naim Abazi, përpara mediave kishte pohuar se për rastin janë realizuar 66 intervista me dëshmitarë dhe të pandehur, janë marrë 120 pajisje elektrike si dëshmi dhe janë sekuestruar 1266 armë dhe pajisje të tjera.

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image