Tre të lënduar nga aksidentin në rrugën Komoran – Drenas

Tre të lënduar nga aksidentin në rrugën Komoran – Drenas

Kronika September 24, 2024 - 23:25

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën Komoran-Drenas.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot, rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Komoran-Drenas. Në aksident janë përfshirë tri automjete, dhe si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore,” deklaroi Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se, njësiti i trafikut rrugor po heton shkaqet e aksidentit.