Grabitet zyra e Postës në Fushë-Kosovë, vidhen para, vula e mbushje telefonash
Kronika
September 24, 2024 - 08:48
Një grabitje ka ndodhur të hënë në Fushë-Kosovë.
Një zyrtar i Postës ka raportuar në Polici se në një zyrë të Postës së Kosovës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte rreth 850 euro, pulla postare, pesë vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300-400 euro.
Policia ka bërë të ditur se rasti vazhdon të hetohet. /Zëri