Policia ende në kërkim të Valdrin Salihut, i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit në Mitrovicë

Policia ende në kërkim të Valdrin Salihut, i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit në Mitrovicë

Kronika September 23, 2024 - 14:11

Policia e Kosovës është ende në kërkim të të dyshuarit kryesor Valdrin Salihut për vrasjen e të ndjerit Florim Zeqirit të premten, në Mitrovicën Jugore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti, ka thënë se ende nuk ka arrestime.

“Nuk ka arrestim”, ka thënë shkurt Zahiti për telegrafin.

Ndryshe, Valdrin Salihu dyshohet se me armë zjarri ka vrarë 45-vjeçarin Florim Zeqirin në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja, ndërsa i dyshuari pas aktit është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, të dielën policia ka bërë të ditur se kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit, ndërsa kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë dhe 205 fishekë.